Ish-mbreti belg, Albert II, ka pranuar se ai është babai i një gruaje të lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore, pasi ai u detyrua të bënte analizat e ADN-së, të cilat rezultuan pozitive.
Për më shumë se një dekadë, ai e mohuar kërkesën për njohjen e atësisë nga artistja belge, Delphine Bowl, 51 vjeç.
Ai humbi imunitetin pas nisjes së ndjekjes penale, pasi abdikoi në 2013 për shkak të shëndetit të keq.
Avokati i zonjës Bowl tha se pranimi nga ish-mbreti ishte një “lehtësim”.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën, avokatët e ish-mbretit thanë se ai kishte “mësuar rezultatet e testit të ADN-së … përfundimet shkencore tregojnë se ai është babai biologjik i zonjës Delphine Bowl”.
Juristët thanë që 85-vjeçari kishte vendosur të ndalonte betejën ligjore, e cila është zvarritur që nga viti 2013, dhe ai tani “pranon që Delphine Bowl të bëhet fëmija i tij i katërt”.