Nuk ka më ture në grup në Kinë. Kjo është një ndër masat drastike e autoriteteve të Pekinit për të ndaluar epideminë e koronavirusit.
Nga e hëna, të gjithë shërbimet për udhëtime të agjencive kineze janë pezulluar, përfshirë prenotimet e hoteleve dhe biletat e avionëve. Dhe kjo, siç kujton New York Times, sjell në mendje historinë e Ejamit, një fshat në kontenë Derbishajër në Britani, që sot ka më pak se një mijë banorë.
Në vitet 600, Ejami u bë simbol i sakrificës; në shtator 1665, në fakt, fshati u godit nga një epidemi murtaje e shkaktuar nga mbërritja e disa rrobave të mbushura me pleshta, të sjellë nga Londra prej një rrobaqepësi lokal.
Për të evituar përhapjen e saj në fshatrat përreth, banorët e Ejamit, u vendosën në karantinë spontanisht. Një lloj kordoni sanitar deri në kufijtë e fshatit. Askush nuk mund të hynte dhe as të dilte që andej për 14 muaj. Uji dhe ushqimet u dërgoheshin nga fshatrat përreth dhe liheshin në kufi të fshatit. Paratë, liheshin në një pus të mbushur më ujë dhe uthull, që vepronte si dezinfektant. Emergjenca mbaroi në 1666. Nga 350 banorët e fshatit, humbën jetën 250 apo 260 ndërsa fshatrat përreth, shpëtuan nga epidemia.
Sot fshati është kthyer në një pikë turistikë. Të shumtë janë turistët që vizitojnë fshatin dhe gjithashtu edhe shtëpinë e murtajës, vendin ku vdiq rrobaqepësi, dhe nga ku u dyshua se u përhap epidemia.