Aktualitet Paniku nga tërmeti, shihni çfarë ndodh tek sheshi “Nënë Tereza” (FOTO)

Paniku nga tërmeti, shihni çfarë ndodh tek sheshi “Nënë Tereza” (FOTO)

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter ka rikthyer panikun tek qytetarët në Tiranë.

Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë dalë në rrugë. Dhjetëra makina janë parkuar në sheshin “Nënë Tereza”.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes thotë se ky tërmet ishte pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit.

“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lëkundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.