Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka mahnitur mbrëmjen e kaluar publikun londinez gjatë një shfaqjeje në Operan Wihmore, ku është duartrokitur për disa minuta rresht nga të pranishmit që nuk e linin të largohej nga skena.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, sopranoja shqiptare shihej e emocionuar përballë duartrokitjeve të gjata,
Ajo detyrohet madje të rikthehet në sallë dhe të përshëndesë edhe njëherë të gjithë të pranishmit, që nuk ndaluan së duartrokituri për disa minuta rresht.
“Një mbrëmje e veçantë në Sallën Wigmore sonte. Një maratonë muzikore, sfidash profesionale dhe kërkimit të shpirtit… faleminderit OperaRara për mundësinë për ta sjellë në dritë këtë muzikë vërtet të harruar, faleminderit audiencës në Londër për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, shkruan Jaho në një postim Facebook.
Ermonela Jaho është sopranoja me famë ndërkombëtare dhe me nje kalendar të ngjeshur artistik. Shfaqet e saj, disa prej operave më të njohura, jepen në kryeqytetet europiane, por edhe në SHBA dhe Australi. Ermonela Jaho ka një kalendar të përcaktuar artistik për disa vite me radhë.