Për herë të parë në histori, Kuvendi i Kosovës do të udhëhiqet nga një grua. Vjosa Osmani u votua këtë të hënë si kryetarja e re e Kuvendit. Ajo mori 65 vota pro nga 67 deputetë që ishin të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme.
Në fjalën e mbajtur para deputetëve, Osmani falenderoi të gjithë ata që e votuan dhe premtoi se do të jetë kryetare e të gjithë deputetëve dhe jo e një partie.
“Nuk do të jem një përfaqësuese e një partie, por e secilit prej jush. Respekti i ndërsjellë do të jetë shembulli që do të japim para qytetarëve. Ju falenderoj të gjithëve. Na priftë e mbara dhe na ndihmoftë Zoti. Nga nesër të punojmë pareshtur për të zgjidhur problemet e shumta sepse për këtë jemi zgjedhur”.
Më herët Kuvendi votoi me 66 vota pro kabinetin Kurti, që do të përbëhet nga 15 ministri, 6 prej të cilave i takojnë partisë së Kurtit, 6 LDK-së, 2 Listës Serbe dhe 1 komuniteteve të tjera.