Për herë të parë në historinë e SHBA, në disa xhami po mbahen debate mbi kandidatin e mundshëm demokrat për Presidencialet e këtij vitit.
Kjo risi në jetën fetare islame u shfaq në Iowa, aty ku nisën dhe zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, për të shkuar drejt përzgjedhjes së njeriut që duhet të sfidojë Donald Trump, për ta nxjerrë këtë të fundit me votë nga Shtëpia e Bardhë, nëse nuk ndodh të largohet me shkarkim.
Kështu, muslimanët në SHBA po marrin një rol më aktiv këtë herë në zgjedhjen e një kandidati për president amerikan.
Për herë të parë në histori, u mbajtën mitingje për të zgjedhur një kandidat presidencial amerikan në xhami
Zgjedhjet në Iowa janë specifike, sepse votuesit nuk votojnë fshehtas dhe nuk vendosin kutitë e votimit.
Ata mblidhen në takime të grupeve në kisha, shkolla, biblioteka, madje edhe shtëpi private. E së fundi pra, edhe në xhami.
Por si është praktika? Ata tregojnë afrimitet për një kandidat duke u veçuar fizikisht në “qoshen e tij”. (Siç mund të shihet nga fotot, në xhami duken ata që përkrahin Joe Biden, ku veçojnë dhe gratë.
Zakonisht ka dy raunde votimi.
Pas raundit të parë, vetëm kandidatët që kanë mbledhur mjaft mbështetës (zakonisht 15 përqind e dhomës) mbeten në lojë.