Një i ri ka pranuar se ka vrarë gruan me brisk rroje, gjatë kohës që po kryenin marrëdhënie seksuale.
Marcelo Araujo, 21 vjeç ka pohuar gjatë kohës që është marrë në pyetje se vrau gruan, 22-vjeçaren Francine dos Santos pas debateve që kishin pasur kur mori vesh se ishte shtatzënë për herë të tretë. Çifti kishte 2 fëmijë, një vajzë 4 vjeçe dhe një djalë, 2 vjeç.
Ai ka treguar se nuk donte më fëmijë pasi ishte lodhur nga përgjegjësia e madhe si baba në një moshë aq të re. 21-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë pas krimit sepse kishte tentuar vetëvrasjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 Dhjetor të vitit të kaluar. Çifti kishte nisur të diskutonte për planet për Krishtlindje, por debati u nxeh kur filluan të diskutonin për shtatzëninë.
Pak pas konfliktit u duk sikur çifti i zgjidhi problemet dhe shkuan në dhomën e gjumit për të kryer marrëdhënie intime. Por gjatë aktit, 21-vjeçari goditi me thikë gruan disa herë, përpara se t’i priste fytin me brisk rroje.