Aktualitet Çudia/ Vrau dy turistë anglezë në Greqi, por në Vlorë ishte polic...

Çudia/ Vrau dy turistë anglezë në Greqi, por në Vlorë ishte polic privat

Gjykata e Vlorës vendosi që Bardhosh Mino, alias Lytaj, të shlyejë në Shqipëri dënimin me burgim të përjetshëm që ka marrë në Greqi për vrasjen e dy turistëve anglezë.

Gjykata konstatoi ligjshmërinë e zbatimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, të caktuar në 06 gusht 2919 të Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë ndaj tij.

Ndaj Bardhosh Minos rëndojnë një sërë akuzash. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve anglezë, por edhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Mino ishte arratisur nga burgu gjatë kohës kur vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve anglezë.

Gjatë zhvillimit të seancës Mino ka shfaqur shenja nervozizmi ndërsa është shprehur se e ka kryer burgun në Greqi.

“Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh, ai punonte si polic privat. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarja Herila Çela, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.