Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar se udhëheqësi i Al Kaedës në Gadishullin Arab, Qassim al-Rimi, është vrarë pas një operacioni amerikan në Jemen.
Themeluesi i Al Kaedës në këtë gadishull u vra pasi grupi i tij xhihadist mori përsipër vrasjet në një bazë detare amerikane.
Ngjarja ndodhi vitin e kaluar, kur një rekrut arab vrau 3 marinarë amerikanë në Naval Air Station Pensacola.
Presidenti Trump nuk dha detaje se kur dhe si u zhvillua operacioni që çoi në vrasjen e udhëheqësit të Al Kaedës, por tha se Amerika dhe aleatët e saj janë më të sigurtë pas vdekjes së al-Rimit.