Aktualitet SPAK nuk ka kompetencë, dosja “Bajri” kalon në Prokurorinë e Shkodrës

SPAK nuk ka kompetencë, dosja “Bajri” kalon në Prokurorinë e Shkodrës

Gjykata e Posaçme vendosi të dërgojë dosjen “Bajri” në Prokurorinë e Shkodrës, pasi konstatoi se SPAK nuk është kompetent. Për të dyshuarit ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Të dyshuar janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.

Anëtarët e grupit Bajri u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”, ndërsa akuzohen për gjobvënie dhe punësim në OSHEE dhe spitale.

Po sipas hetimeve anëtarë të grupit Bajri në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

Sipas Prokurorisë, kontaktet e anëtarëve të grupit me disa nga personat e dëmtuar mbaheshin nga 32-vjeçarja Jorida Murati, e cila është përgjuar teksa është përgjuar teksa flet në telefon me Behar Bajrin gjatë qëndrimit të tij në Holandë.