Gjykata e Posaçme vendosi të dërgojë dosjen “Bajri” në Prokurorinë e Shkodrës, pasi konstatoi se SPAK nuk është kompetent. Për të dyshuarit ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Të dyshuar janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.
Anëtarët e grupit Bajri u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”, ndërsa akuzohen për gjobvënie dhe punësim në OSHEE dhe spitale.
Po sipas hetimeve anëtarë të grupit Bajri në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.
Sipas Prokurorisë, kontaktet e anëtarëve të grupit me disa nga personat e dëmtuar mbaheshin nga 32-vjeçarja Jorida Murati, e cila është përgjuar teksa është përgjuar teksa flet në telefon me Behar Bajrin gjatë qëndrimit të tij në Holandë.