Kryesore OFL: Këta dy persona duhet të deklarojnë pasurinë

OFL: Këta dy persona duhet të deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar të justifikojnë pasurinë dy persona të tjerë.

Në një deklaratë për mediat nga zyrat e Policisë së Shtetit, punonjësja e OFL-së bëri me dije se Saimir Taullau nga Lushnja duhet të justifikojë pasurinë.

Ndërsa personi i dytë është Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe si Ben Qimja, nga Fieri.

“OFL i ka nisur me shkrim shkresat për deklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve:

-S.T. banues në Lushnje i dënuar për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim.

-A.I. banues në Fier, i cili është nën hetim në Itali për veprën penale pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për ndjekje të mëtejshme”, deklaroi punonjësja e OFL-së.