Sport Igli Tare takon familjen e Kumbullës: Detajet dhe prapaskenat

Igli Tare takon familjen e Kumbullës: Detajet dhe prapaskenat

Marash Kumbulla është objektivi i shumë skuadrave në merkaton e verës. Disa tentuan që të bënin goditjen dhe gjenin akordin me Verona për kartonin e mbrojtësit 19-vjeçar që në merkaton e janarit, por nga sondazhet te faza konkrete nuk u kalua.

Një operacion i ngjashëm me atë që ndodhi me Rrahmani (Napoli) dhe Amrabat (Fiorentina). Por, Kumbulla kërkoi kohë reflektimi dhe të mbyllte sezonin i pashqetësuar për atë që do të jetë ekipi i ardhshëm.

Fiorentina, Napoli por edhe Interi e duan shqiptarin, që në Serie A është duke treguar vlerat dhe potencialin e tij. Verona deri tani ka vendosur një çmim të lartë: 20 mln euro! Ndoshta mund të ketë skonto dhe negociata, por në verë do të rihapet diskutimi.

“Telesport” mëson së fundmi se Igli Tare ka takuar familjen e Kumbullës, për t’i bindur që djaloshi të zgjedhë Lazion. Drejtori sportiv shqiptar i ka bërë me dije se në Romë do të gjente një ambjent pa presion, duke i treguar shembullin Strakosha që pikërisht aty u rrit dhe sot është një ndër portierët më të mirë të Serie A!

Familja ka mbetur e kënaqur nga ky takim, por ka kërkuar kohën e nevojshme. Edhe djaloshi është entuziast për Lazion. Igli e ka ndjekur me vëmendje edhe në ndeshjen zyrtare Lazio-Verona dhe i ka referuar gjithçka Lotitos, që gjithashtu ka dhënë “Ok” për këtë operacion, edhe pse me kosto më të përmbajtura, shkruan Telesport.