Kryesore Makina del nga rruga në Memaliaj, vdesin dy mësues, një i plagosur

Makina del nga rruga në Memaliaj, vdesin dy mësues, një i plagosur

Dy mësues kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në Memaliaj, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Memaliaj-Krahes, në vendin e quajtur Mogila.

Mësuesit jepnin mësim në fshatin Krahes

Viktimat janë identifikuar si Leonard Sako dhe Orinda Hoxha.

Ndërkohë Petrit Zaçe, po mësues, është plagosur.

Policia thotë se makina “Benz” me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit që i mori jetën dy personave.