Extra 11 gjëra që duhet t’i dini përpara se të vizitoni Brazilin

11 gjëra që duhet t’i dini përpara se të vizitoni Brazilin

1- Rio de Janeiro nuk është Kryeqyteti

Rei de Janerio ishte Kryeqyteti i Brazilit deri në vitin 1950. Pas këtij viti, kryeqyteti i tij u bë Brasilia, ku edhe ndodhet qeveria aktuale.

2- Spanjishtja nuk është gjuha zyrtare dhe as gjuha e dytë më e folur

Shumë turistë që vizitojnë Brazilin, mendojnë se po të dinë pak spanjisht nuk do të kenë probleme në komunikim, madje disa prej tyre mendojnë edhe se ajo është gjuha zyrtare e këtij shteti. Gjuha portugeze është gjuha zyrtare e këtij shteti, dhe banorët e Brazilit mësojnë spanjisht dhe anglisht vetëm si pasojë e kërkesave që kanë biznese të ndryshme.

3- Birra shërbehet gjithmonë në gota të vogla

Në çdo qytet të Brazilit nuk duhet të çuditeni kur të shikoni se birra do t’ju shërbehet në gota shumë të vogla. Kjo bëhet sepse mendohet se gotat e mëdha ngrohen më shpejt dhe për pasojë edhe birra juaj do të ngrohet dhe nuk do të jetë më e ftohtë.

Ndryshim mund të përbëjë vetëm pjesa jugore e këtij shteti, ku si pasojë e ndikimit gjerman mund të gjeni edhe lokale ku birra shërbehet në gota të mëdha.

4- Njeriu jeshil në semafor, nuk do të thotë se rruga është e sigurtë për t’u kaluar

Pavarësisht se semafori mund të jetë jeshil për këmbësorët, në Brazil këshillohet që ju të prisni deri sa makinat kanë ndaluar plotësisht dhe pastaj të kaloni rrugën.

5- Brazili krenohet për verën e tij

Vendet që mbahen se prodhojë disa prej verërave më të mira në botë, nuk duhet të frikësohen nga konkurrenca e Brazilit, edhe pse rajoni jugor i këtij të fundit prodhon disa prej verërave më të mira në botë, sidomos sa i takon atyre me gaz, si Brut Champenoise.

6- Brazili nuk karakterizohet gjithmonë nga një mot i nxehtë, në disa pjesë të tij bie edhe borë

Po, po. Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Edhe në Brazil ju mund të ndesheni me temperatura të ulëta, sidomos në rajonin jugor, ku bie shpeshherë edhe borë.

7- Në Brazil festohet festa e birrës në tetor

Në jug të Brazilit, ndikimi gjerman është i lartë, duke filluar nga ushqimi, arkitektura, traditat, etj. Në San Catarina, çdo tetor zhvillohet festa e birrës.

Ky ngjarje konsiderohet edhe si festa e dytë më e madhe e birrës në botë, pas asaj që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

8- Evitoni të vizitoni xhunglën pa një guidë me vete

Amazona është padyshim një prej habitateve më të mrekullueshme në botë. Por, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm në rast se do të vendosni ta vizitoni atë, sepse ajo mund të jetë njëkohësisht edhe shumë e rrezikshme, prandaj këshillohet që ta vizitoni përherë të shoqëruar me një guidë profesionale.

9- Duhet t’i bëni përherë “sytë katër”

Brazili nuk konsiderohet si një prej shteteve më të sigurta të Amerikës së Jugut, prandaj ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në rast se vendosni ta vizitoni atë.

10- Në Brazil ndodhet një prej ishujve më të bukur të Amerikës së Jugut

Florianopolis duhet vizituar me patjetër, në rast se ju vendosni të shkoni në Brazil. Ky ishull ndryshe konsiderohet si parajsa e Brazilit. Muajt më të mirë për ta vizituar atë janë nëntori dhe marsi.

11- Brazili nuk është aq i lirë

Shpesh supozohet se vendet e Amerikës së jugut nuk janë të shtrenjta, por kjo mbetet thjesht një supozim, sidomos sa i takon Rio de Janerios dhe Sao Paulos në Brazil, ku çmimet janë shumë të larta.