A do e shpërndajë presidenti Parlamentin, ishte një pyetje që ju bë Ilir Metës nga gazetarët, një pyetje e ardhur në fakt nga shqiptarët e diasporës siç u shpreh gazetarja. “E di që kjo është kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por presidenti do të sillet me përgjegjshmërinë maksimale në interes të popullit shqiptar”, tha Meta.
Kur do të kemi zgjedhje në Shkodër dhe Vorë?
I pyetur nëse do të dekretojë një datë të re zgjedhjesh lokale për bashkinë e Shkodrës dhe Vorës, pasi të zgjedhurit në 30 Qershor u kapën nga dekriminalizimi, Meta u shpreh se: “Presidenti ishte sot këtu për t’iu treguar se nuk ka gjë më të rëndësishme gjatë këtyre dy vite, dhe një vit si kryetar Kuvendi. Kemi çështje më të rëndësishme ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës”.
Frikë nga Kushtetuesja për shkarkimin? Meta: Jam këtu deri në 2022
“Deri në 24 Korrik 2022 do të jem në krye të institucionit të Presidentit me dorën në Kushtetutë. Nuk ka asnjë përplasje të Presidentit me askënd. Ka një vullnet sistematik të vendosur, të presidentit për të bashkëpunuar me KED-në si organ administrativ të bëjë të gjitha veprimet kolegjiale. Do të njoftohet i gjithë Bundestagu për këtë proces dhe të gjitha vendet mike dhe partnere. Presidenti ka ofruar bashkëpunim dhe i tha parlamentit të lutem bëj detyrën. Nuk kam iluzione, deri në 24 korrik”, tha Presidenti.