Në plazh mund të shkojmë gjithmonë duke parë situatën e koronavirusit, por edhe nëse virusi do jetë zbutur deri atëherë, nuk do shkojmë siç jemi mësuar.
Kryeministri Rama nga emisioni Open tha se duhet të përgatitemi sepse do ketë rregulla të reja. Jo vetëm në plazh por edhe në qendra tregtare apo në vende ku mblidhen njerëz. Ai tha se qeveria po harton këtë plan të ri.
Edi Rama: Më pyesin njerëzit a do shkojmë në plazh? Shpresoj që po, por nuk do shkojmë siç jemi mësuar, por do përgatitemi të kemi disa rregulla që të mbrojmë veten dhe të tjerët. Pra hapja do jetë graduale. Po përgatisim planin e rregullave. Mund të ndodhë të dalim në maj, nëse ndodh kjo do ishte triumf.
Ai u pyet nga Eni Vasili nëse ka një datë fikse se kur do të fillojë hapja e masave, lirimi i masave.
Rama: Hapja nuk do të jetë si një ditë çlirimi. Do të jetë një hapje graduale pjesë-pjesë dhe do të bashkëjetojmë më armikun.
Do të bashkëjetojmë çdo ditë me armikun, do ta dimë çdo ditë që mund të prekemi nga armiku.
Kjo mund të zgjas deri në 2,3,5 deri në 10 muaj, disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet.