“Sigurisht që unë do ta doja Michelle Obama si zëvendëse”.
Kjo ishe përgjigjja e kandidatit demokrat për president, Joe Biden, kur u pyet nga një votues në Muscatine, Iowa.
Nuk është hera e parë që ish-zëvendësi i Barack Obamës e përmend idenë e një “bilete” presidenciale së bashku me Michelle.
Në një intervistë në “Late Show” të fundit, kur u pyet nëse ajo i kishte kërkuar ndonjëherë këshilla Michelle-s, Biden u përgjigj: “Thjesht i kam kërkuar të jetë zëvendësja ime”.
Pastaj shtoi: “Po bëj shaka Michele, po bëj shaka”.