Të jetosh deri në të nëntëdhjetat mund të varet nga masa trupore që keni (gjatësi dhe peshë), nga aktiviteti fizik që bëni dhe nga gjinia juaj.
Një studim i fundit amerikan ka dalë në përfundimin se femrat mbi 90 vjeç janë mesatarisht më të gjata dhe me më pak peshë, por kjo gjë nuk u vu re te meshkujt. Nga ana tjetër, ushtrimet fizike ndikonin më shumë në jetëgjatësinë e meshkujve.
Ky studim ishte më shumë vëzhgues dhe për këtë arsye nuk jep shpjegime pse doli në këto përfundime, por jep të dhëna interesante mbi shëndetin e meshkujve dhe femrave duke u nisur nga trupi i tyre dhe stërvitja që bëjnë.