Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se hapësira pas Teatrit do të zhvillohet. Veliaj deklaroi në një intervistë për Report TV se aty mund të ndërtohet hotel me 5 yje, ose zyra.
“Mund të ndërtojmë zyra për bashkinë, apartamente, hotel me 5 yje, apo shkollë, atë e vendos bashkia e Tiranës. Çdo gjë jashtë teatrit janë planet e bashkisë. PD-ja pyet kush do e marrë atë, se do të vendosë gjobë. Është tokë e bashkisë. Një hapësirë e mbushur me vaj makinash. Çfarë halli keni? Bashkia është pronare e tokës dhe si çdo pronar, pse qenka privati më i zgjuar dhe familja jonë bashkia nuk e shfrytëzon maksimalisht. Çfarë lidhje ka me teatrin? Te Teatri do të bëhet teatri. Sikur unë nuk jap mend si bëhet montazhi në studio, ju lutem keni opinione të gabuara. Secili ke puna e vet, mos besoni legjendat urbane. Toka e bashkisë do të shfrytëzohet nga bashkia. Mund të bëjmë një hotel ne, pse mos kemi zyrat e bashkisë së Tiranës. Nuk kemi asnjë propozim për momentin, ndërsa teatrin do ta qajmë“.
Veliaj foli edhe për marrëdhënien me kryeministrin Rama.
“Kam 15 vite që komunikoj me Edi Ramën rreth 3-5 herë në ditë, kush ka iluzionin se do të thyhet kjo marrëdhënie dhe ta kthejnë prapë qytetin në gjumë do të zhgënjehen. Ditën që u prish teatri kam qenë në bashki, kam ndjekur një operacion që ishte delikat. Meqë e mora përsipër do të drejtoja pjesën time të punës deri në fund dhe u sigurova që të shkonte me sa më pak problematike. Inspektorët zbrazën bashkinë, u futën edhe ata anti-eksploziv, ata kanë dalë të fundit.
Dera po, është hapur me forcë. Doli inspektori i fundit me jelekun e kuq, dhe kur i fundit e ka parë tre herë, është goditur ndërtesa. Kur ndodhi ndërhyrja policia i kishte shoqëruar të gjithë. Nëse kanë prova të shkojnë në prokurori. U verifikua tre herë, u goditën dy dyert, që nuk kishte më tentativa për të hyrë, pasi mbaroi zbrazja u më pas shembja.Pata një merak, por policia u soll në mënyrë profesionale. Me të gjithë ambasadorët që folëm me shumë prej vendeve të tyre, policia do të kishte pasur një sjelle më agresive. Nuk patëm asnjë gërvishtje”