Pas mbledhjes së Qeverisë në Golem, e cila zgjati rreth 8 orë, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për shpërblimin e pensionistëve për fundvit.
Për këtë çështje, Kryeministri u shpreh se pensionistët nuk janë një kategori që mund të neglizhohen dhe për ata do të diskutohet në mbledhjen e ditës së martë të qeverisë.
“Nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar. Ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë, por jemi të kujdesshëm sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë duhet të presim konferencë, që të kemi një qartësi sa do të jetë barra e Përgjithshme”, u shpreh Kryeministri.