Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet mblidhet sot për të shqyrtuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Ky hap vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të demokratë.
Me këtë vendim të gjykatës, Kuvendi detyrohet që ta çojë për verifikim në gjykatë mandatin e deputetes Xhaçka, dhe do të jetë pikërisht Kushtetuesja që do të vendosë mbi vlefshmërinë.
Demokratët kërkojnë që Xhaçkës t’i hiqet mandati, pasi sipas tyre është në kushtet e konfliktit të interesit, pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi ka përfituar si investitor strategjik.