Aktualitet I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Bashkinë e Vlorës,...

I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Bashkinë e Vlorës, babai: E qëllimshme

Makina e drejtoreshës së Tatimeve në qytetin e Vlorës është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërsa ngjarja dyshohet se është e qëllimshme.

Makina është djegur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, dhe përdorej pikërisht nga drejtoresha e Tatim-Taksave të bashkisë në Vlorë, Anjeza Shiko.

Burime bëjnë me dije se mjeti tip ‘Volkswagen’ me targa AA444SV, ka qenë në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota.

Babai i saj duke folur për mediat, është shprehur se ngjarja është e qëllimshme, dhe lidhet me detyrën e saj në bashki.

“Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vajza pasi punon në bashki”, tha Muhamet Çota.