Gent Cakaj pasi i mori të gjitha kompetencat e deleguara nga kryeministri Edi Rama, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësoi sot për herë të parë Shqipërinë në të parin takim ndërkombëtar.
Cakaj duket qartë se nuk i fsheh dot emocionet në parakalimin në tapetin e kuq, si dhe në takimet që ka pasur me krerët e tjerë të diplomacive europiane.
Edhe në foton zyrtare të takimit, Cakaj është i vendosur në rreshtin e fundit, dhe bën përpjekjet e tij për t’u dukur sa më i gjatë në video.
Paraqitja e tij e parë në një takim të nivelit ndërkombëtar, është bërë burim frymëzimi për autorët e memeve dhe montimit të videove.
Për më shumë shihni videon dhe memet e mëposhtme: