Horoskopi Astrologe Meri rendit shenjat më me fat të horoskopit për muajin shkurt

Astrologe Meri rendit shenjat më me fat të horoskopit për muajin shkurt

Më poshtë rendita e shenjave nga ajo me më pak fat për këtë muaj deri tek ajo me më shumë fat.

12-Binjakët kanë paqartësi në çështjet ekonomike, karrierën dhe punën. Duhet të kenë  kujdes sepse kanë një konflikt rreth datës 14 Shkurt. Një takim shumë i rëndësishëm mund të përmbysë planet e tyre.

11-Luani, duhet të bëjnë një hapje të re, një marrëveshje të re, ndoshta edhe një martesë të mirë, por duke i dhënë avantazh partnerit. Ana ekonomike do të jetë premtuese dhe do të kenë qetësi fizike.

10-Demi, do të jetë muaji i zgjedhjeve reale të çështjeve. Do të marrin atë çfarë pretendojnë. Rreth datës 13-14 do parapërgatiten për hapjen e gjërave të reja.

9-Akrepi, duhet të jenë në stilin e mirë të strategjive të mëdha dhe të përballen me kundërsulme. Do të ngacmohen në përgjithësi.

8-Gaforrja, do të kenë aleanca dhe lajme të mira, por më vonë do të futen me intuitë në plane dhe punë, por të gjitha do fillojnë të kushtëzohen dhe do të ndihen sikur thjeshtë do të jenë aty. Gaforreve do t’iu vihen kufij.

7-Virgjëreshave do t’u hapet një punë e re. Do të kenë shanse të mira për blerje. Është vit i mirë blerjesh për ta. Hëna e plotë në datën 13 do të sjellë një kompletim.

6-Peshqit, mund ta kenë muajin e bingos Shkurtin në karrierë, bashkëpunime apo dashuri. Mund të marrin nga të tjerët çfarë të duan, por do jenë pak të paqartë këtë muaj. Peshqit joshin dhe pretendojnë të fitojnë bingo.

5-Bricjapi, meritojnë këtë pozicion sepse planeti i dashurisë dhe ekonomisë futet në shenjën e tyre. Duhet të kenë parasysh të zgjedhin debatet familjare. Duhet të bëhen më të hapur. Çështja ekonomike për ta do jetë pozitive.

4-Dashi, ky muaj mund t’i fusë në program, do kenë njohje të mira, flirte apo dashuri me shikim të parë.

3-Shigjetari, është viti i tyre, shigjeta e tyre fillon më 1 Shkurt me ide udhëtimesh. Do kenë mundësi në dashuri. Afërdita në Bricjap i kthen pak pas në një çështje personale.

2-Peshorja, ata do të duan të peshojnë gjëra konkrete, do të duan të peshojnë një premtim të deklaruar apo anë ekonomike të deklaruar. Do largohen nga njerëzit që nuk i kanë mbajtur premtimet dhe do masin gjëra korrekte dhe të mira. Do marrin vendime të mëdha në lidhje me jetën personale apo me punën.

1-Ujorët do të kenë lajme të mira, udhëtime, dashuri me shikim të parë. Ka ardhur koha të gjejnë dashurinë e vërtetë. Është muaji që iu jep elektrizim dhe energji. Duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre këtë periudhë.