I pyetur nga gazetarët nëse ka plane për rikthim në politikë, ish-ministri Saimir Tahiri theksoi se parësore për të fillimisht është drejtësia dhe jo partia.
Ai shtoi se është i vetëm para drejtësisë, pa partinë dhe pa mbështetje politike
Saimir Tahiri: Sa i takon rikthimit tim në politikë, s’e di pse e kuptoni që rikthimi në qeveri ose në qeverisje. Nuk e kam menduar këtë punë tani. Jam duke u përpjekur t’i shkoj rrugës time për drejtësi deri në fund. Se çdo bëj me karrierën time dhe jetën time nuk e ka në dorë as partia as cilido individ në parti. Të jeni të bindur nuk e ka askush në dorë përveç vetes time. Më vlen më shumë drejtësia se sa partia.
I pyetur në lidhje me reformat që ka votuar kur ishte në qeveri bashkë me atë të Reformës në Drejtësi, Tahiri tha nuk është bërë pishman pasi sipas tij ka qenë i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Tahiri theksoi se nuk e përcakton çështja e tij nëse Reforma në Drejtësi është dështim apo jo.
Saimir Tahiri: Unë po i shkoj deri në fund një rruge duke bërë timen për drejtësinë që kërkoj. Edhe kur kam votuar e kam besuar atë që kam bërë. Reforma në Drejtësi nuk te them dot se nuk funksion edhe nëse drejtësia gaboi tek unë. Shpresoj shumë që drejtësia të bëjë shumë për qytetarët. Nëse sistemi do të ishte gabim atëherë. Më vjen keq për ata të tjerët që u kemi rënë në qafë. E kam kuptuar shumë vonë. Nëse unë dënohem nuk do të thotë se është e gabuar Reforma në Drejtësi.