Deputet i PS, Musa Ulqini i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën politike, ku ndër të tjera ka komentuar edhe tërheqjen e fundit të Bashës nga kërkesat për të larguar Ramën nga qeveria dhe për qeveri tranzitore.
Ulqini ka thënë se qeveria është e gatshme të ulet në dialog me opozitën dhe këtë e ka deklarur edhe një ditë pas zgjedhjeve ashtu siç ka bërë vazhdimisht në kohën para zgjedhjeve të 30 qershorit.
Tërheqja e Bashës? A do ketë edhe mazhoranca tërheqje?
“Që nga shkurti deri më sot opozita përjashtoi debatin dhe dialogun. Kombet janë vrarë dhe më pas ka ndodhur dialogu. Ne kemi pas zgjedhjeve të 30 qershorit Rama mbajti një fjalë dhe në atë fjalë tha se jemi të gatshëm për dialog. Në deklaratën e BE dhe SHAB është edhe thelbi i dialogut. Ngritja e institucioneve, Gjykata Kushtetuese dhe e treta palët të ulen e të diskutojnë pa kushte me reformën zgjedhore. Është bërë me konsensus. Është kërkuar të thuhet se duhet të ulen dhe më pas të nis diskutime. E gjithë beteja e opozitës e kanë bërë në emër të votës. Por vota e lirë bëhet duke patur rregulla të qarta. Sugjerimet e bëra nga ODHIR, dhe në sapo kishim një produkt opozita ik nga loja. Kemi kërkuar tu jepet e drejta emigrantëve 1 milion shqiptar që nuk e kanë këtë të drejtë vota.” ka thënë deputeti i PS.
Nëse reforma përfundon a është e gatshme qeveria të hy në zgjedhje të parakohshme?
“Dy forcat politike të opozitës kanë marrë përsipër një akt vetëvrasës. Ne kemi provojat e partive të tjera ndërkombëtare. Partitë kanë ikur për shkak të vendimeve të tyre. PD e kanë kundërshtuar të gjithë. Aletatët e Europës miqtë të gjithë. Situata është e rëndë. Opozita rrezikon të fshihet ose të riformatohet. akti i opozitës është i papërligjur.” ka deklaruar Ulqini.