Pak ditë pas takimit të përbashkët të 43 deputetëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do të ketë edhe një kryetar të këtij grupi, por ai do të përcaktohet në takimet e ardhshme.
“Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të përcaktohet në takimet progresive që do të bëhen. Një gjë është e sigurt. Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do ta zgjedhin deputetët e Partisë Demokratike. Do të vazhdojë takime siç u lanë. Takimet kanë një pozitivistet të padiskutueshëm, do të përcaktojnë axhendat. Ishte shumë e rëndësishme axhenda që u përcaktua. Axhenda të tjera do të vijnë, por ecet drejt një procesi të cilën e mirëpresim të gjithë demokratët dhe opozitarët e vërtetë”, tha Berisha. Ai bëri akuza për lidhje të Lulzim Bashës me Lindita Nikollën dhe Taulant Ballën.
“Po a del kryetarja e parlamentit dhe behët zëdhënësja e Lulëzim Bashës. A mund të ndodhë kjo? Po kryetarja e parlamentit s’është zëdhënëse, është për definicionin, për institucion pluralist. Ajo bëhet zëdhënëse e Lulëzim Bashës. Ma sollën mua këtë njoftim thotë.
Skenari është Taulanti. Të them unë ty… edhe Bledi Çuçi kishte thënë “ne kemi kryetar Lulëzim Bashën”. Dje ose pardje u tha në mbledhje “Për ne kryetar do të jetë Lulëzim Basha, pikë”. Prandaj dhe është e rëndësishme që ne duhet të mblidhemi, duhet ta përmbysim, nuk ka rrugë tjetër, përndryshe, absolutisht deri në vitin 2040 minimumi”, tha Berisha në një intervistë për Syri Tv.