Teksa është ndalur në zgjedhjen e kryeprokurores, për protestën dhe qëndrimet që do të mbajë kjo forcë politike, kreu demokrat Lulzim Basha ka folur edhe për djegien e mandateve teksa ishte i ftuar në studion e “Opinion”. Ai foli për tre skenarë të mundshëm.
Fevziu: A do t’i djegin mandatet?
Basha: Nuk është vendosur akoma. Janë tre skenarë të mundshëm.
Skenari i parë është marrëdhënie e kushtëzuar e Parlamenit ( rikthimi në kushtetutshmëri i Prokurorit të Përgjithshëm)
Skenari i dytë është bojkot pa afat ( kjo do ta simbolizonte krizën kushtetuese dhe politike)
Skenari i tretë është invalidimi i mandateve (nëse kryhet me opozitën e bashkuar. Nëse e bën e vetme, vendet e saj i merr partia tjetër. Nëse bëhet, avantazhi është se ekspozohet parlamenti monist)