Pse Spanja ka pothuajse 11 mijë viktima nga pandemia e koronavirusit, ndërsa Portugalia më pak se 200?
Një diferencë kaq e madhe në shifra në Gadishulin Iberik është mister, por mund të jetë pjesërisht e shpjegueshme nga përdorimi i ndryshëm i vaksinës në të dy vendet. Nuk flitet për një vaksinë kundër COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi i ri pasi një e tillë nuk ekziston ende, por për një vaksinë disa dhjetëra vjeçare që duket se mund t’i japë një shpjegim.
Një studim i ri shkencor ka zbuluar një korrelacion të mundshëm midisi vendeve ku është e detyruar me ligj vaksinimi kundër tuberkulozit dhe impaktit të koronavirusit të ri.
“Zbuluam se vendet pa politika universale për vaksinimin kundër tuberkulozit (Italia, Holanda, Shtetet e Bashkuara) janë më të prekura sesa vendet ku vaksinimi i turberkulozit është i detyrueshëm me ligj”, shkruajnë autorët e studimit.
“Ka pasur raportime se vaksina e tuberkulozit mund të prodhojë një mbrojtje të gjerë kundër infeksioneve respiratore”, thotë Gonzalu Otazu, hulumtues në Institutin e Teknologjisë së Nju Jorkot dhe një prej bashkautorëve të studimit.
“Ne i kemi parë të dhënat: shtetet që nuk e kanë të detyrueshme me ligj vaksinimin e tuberkulozit kanë qenë më të prekura nga COVID-19, me një numër të lartë viktimash për frymë”.
Italia, vendi me numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19, nuk e ka aplikuar asnjëherë vaksinimin e tuberkulozit në mënyrë universale.
Japonia, ku janë raportuar 73 viktima nga koronavirusi dhe ka marrë masa më të lehta kufizuese, ka një sistem universal të vaksinimit të tuberkulozit.
Hulumtuesit gjithashtu krahasuan Japoninë me Iranin, dy vende qe kanë aplikuar vaksinimin por në kohë të ndryshme.
Japonia e nisi politikën e vaksinimit kundër tuberkulozit në 1947 ndërsa Irani në vitet 1984. Japonia ka 100 viktima më pak në 1 milion banorë në krahasim me Iranin.
“Vendet të cilat kishin një fillim më të vonshëm të politikave të vaksinimit (Irani në 1984) kishin vdekshmëri të lartë, e cila konsiston me idenë se vaksinimi ndaj tuberkulozit ka mbrojtur popullsinë e të moshuarve”, shkruajnë autorët.
“Ne gjithashtu zbuluam se kjo vaksinë gjithashtu redukton numrin e rasteve të raportuara me COVID-19 në vend”.
Hulumtuesit mund ta shpjegojnë diferencës midis impaktit të koronavirusit në Europën Perëndimore dhe Lindore sepse politikat e vaksinimit universal të tuberkulozit ishin gjerësisht të përhapur në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Shtetet lindore të Gjermanisë, kishin numër më të ulët të rasteve në 100 mijë banorë sipas Institutit Robert Koch.
Në Spanjë, vendi i dytë me numrin më të lartë vdekjeve në botë, vetëm një rajon, vetëm zona baske e përfshin vaksinën e tuberkulozit në politikat e tyre zyrtare të vaksinimit.