Sizmiologu i njohur shqiptar Rrapo Ormeni, ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u fol për frikën nga lëkundjet e fundit që përfshinë vendin tonë dhe panikun e përhapur tek qytetarët.
I pyetur nëse makina është një vend i sigurt për të udhëtuar gjatë momentit që ka lëkundje, z.Ormeni tha se në fakt, në raste të tilla as makina nuk është një vend që garanton siguri.
“Makina në lëvizje nuk është vend i sigurtë, pasi krijon lëvizje relative. Gjithnjë në këto rastet makina duhet fikur dhe duhet qendruar në një vend me sa më shumë hapësirë”, sqaroi ai, duke theksuar më tej se këto situata janë gjithnjë të papritura dhe të gjithë duhet të përpiqen të ruajnë qetësinë para se të marrin vendimet e radhës.