Histori A është Perandoria “Bizantine” një fyerje ndaj Perandorisë Romake?

A është Perandoria “Bizantine” një fyerje ndaj Perandorisë Romake?

Sipas Akademisë Italiane të Crusca, termi “Bizantin” vjen nga emri i qytetit Bizantin (aktualisht Stambolli), i cili ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore, e njohur ndryshe si Perandoria Bizantine.

Termi “Bizantin” u përdor për herë të parë në shekullin e katërmbëdhjetë për t’iu referuar kulturës, historisë dhe gjuhës së Perandorisë Romake të Lindjes, e cila zgjati nga viti 330 pas Krishtit deri në rënien e Kostandinopojës në vitin 1453.

Por a është përdorimi i termit “Bizantin” një fyerje ndaj Perandorisë Romake Lindore?

Edward Gibbon, në veprën e tij “Tkurrja dhe rënia e Perandorisë Romake”, përdori termin “Bizantin” për t’iu referuar Perandorisë Romake Lindore, pasi besonte se Perandoria Lindore kishte evoluar në një formë shteti që ishte e ndryshme nga ajo e Perandorisë Romake Perëndimore.

Sipas Gibbon, termi “Bizantin” ishte pra i përshtatshëm për t’iu referuar Perandorisë Romake Lindore, pasi karakterizohej nga një kulturë, gjuhë dhe traditë që ishin të ndryshme nga ato të Perandorisë Romake Perëndimore.

Por i një mendimi tjetër ishte Benedetto Croce, filozof, historian dhe politikan italian i shekullit të njëzetë, që argumentonte se Perandoria Romake Lindore duhet të quhet me emrin e saj origjinal, ora “Perandoria Romake Lindore”, dhe jo me termin “Bizantin”, të cilin e konsiderobte të papërshtatshëm.

Sipas Croce, termi “Bizantin” ishte sajuar në kohët moderne për t’iu referuar Perandorisë Romake Lindore dhe kulturës së saj, por ishte përdorur në mënyrë të papërshtatshme. Croce besonte se Perandoria e Lindjes duhet parë si një vazhdim i Perandorisë Romake dhe jo si një realitet i ndryshëm dhe i veçuar, siç sugjeron përdorimi i termit “Bizantin”.

Për më tepër, Croce pohonte se termi “Bizantin” kishte një konotacion negativ, i lidhur me një art, kulturë dhe histori të konsideruar komplekse dhe armiqësore ndaj thjeshtësisë dhe linearitetit të artit dhe kulturës së Romës së lashtë dhe Rilindjes.

Për Croce, përdorimi i termit “Perandoria Romake Lindore” për t’iu referuar Perandorisë Lindore do të kishte lejuar të nxirrte në pah vazhdimësinë midis Perandorisë Romake dhe Perandorisë Lindore dhe të theksonte rëndësinë e Perandorisë Lindore në historinë e Europës dhe Mesdheut.

Në ditët e sotme mendimi i filologut më të madh të gjallë, Luciano Canfora, duket se mbizotëron kundër përdorimit të “Bizantit”.

Canfora pretendon se Perandoria Romake Lindore nuk përfaqëson një realitet të ndarë dhe të dallueshëm nga Perandoria Romake Perëndimore, por më tepër vazhdimin dhe evolucionin e saj në histori.

Në “The Disappearing Library” (2002), Canfora shkruan: “Dihet mirë se termi ‘Bizantin’ është një shpikje moderne. Në Rilindje humanistët e të ashtuquajturës ‘shkollë bizantine’ interesoheshin për greqishten e antikitetit të vonë dhe mesjetën e hershme; nuk është e sigurt se ata e kanë përdorur ndonjëherë termin ‘bizantin’, në çdo rast jo në kuptimin politiko-historik, përveçse si sinonim, për shembull, për ‘postklasicizëm’.

Me pak fjalë, kur flitet për ‘Perandorinë Bizantine’, përdoret një etiketë krejtësisht çorientuese. Ndoshta do të ishte e tepërt të thuhet se gjithmonë do të ishte e nevojshme të përdoret termi ‘Perandoria Romake të Lindjes’; por sigurisht do të ishte e domosdoshme, sa herë që përdoret shprehja ‘Perandoria Bizantine’ tëë specifikohet kuptimin dhe fushëveprimi i këtij termi, duke shmangur dhënien e idesë se i korrespondon një subjekti historik më vete, me identitetin e vet dhe origjinal kulturor, juridik dhe politik, i cili nuk ka qenë kurrë”.