Shqipëria dita ditës po tkurret. Ulja e lindshmërisë dhe emigracioni po ndryshojnë me shpejtësi strukturën e popullsisë. Moshat e reja janë në rënie dhe moshat e pensionit po rriten.
Të dhënat e fundit të INSTAT që u raportuan në janar, treguan se popullsia e grup moshës 0-24 vjeç ka rënë me 31 mijë persona në raport me vitin 2018. Ndërsa, grupmosha 15-24 vjeç ka pësuar rënie me më shumë së 17 mijë persona.
Tashmë dihet që arsyet e tkurrjes së popullsisë janë emigracioni dhe ulja e lindshmërisë qysh prej vitit 1997.
Gjithashtu, në vitin 2019 grup mosha 0-4 vjeç është pakësuar, dukë treguar kështu që edhe numri I foshnjave që lindin është ulur. Gjatë vitit të kaluar ishte kjo e dhënë ishte 6.3 për qind më e ulët se viti 2017. Ndërkohë që rritje shohim vetëm për grup moshën 29 deri në 39 vjeç.
Për sa i përket ndryshimeve të cilësuara në raport me vitin e kaluar, shihet një rritje e ndjeshme e popullsisë së moshuar (mbi 54 vjeç). Raporti tregon se janë rreth 30 mijë persona mbi moshën 54 vjec, më shumë se një vit më parë.
Sipas të dhënave piramida e popullsisë, kishte një bazë më të gjerë në vitin 2011 sesa në vitin 2019. Kjo gjë do të thotë se tkurrja e popullsisë po rritet me shpejtësi, pasi vetëm në tetë vite shihet që baza e piramidës është shumë e ngushtë.
Rënie më të madhe ka pësuar grupmosha 15-19 vjeç. Nëse në vitin 2018 kjo grupmoshë ishte 7.48% të totalit të popullsisë, tani është vetëm 6.09% të totalit. Ndërsa, grup mosha në rritje është 60-64 vjeç.
Për shkak të dy faktorëve kryesor që përmenden në të dhënat e INSTAT, një popullsi e plakur do të ulë produktivitetin dhe kjo gjë do të ndikojë në uljen e ekonomisë. Për pasojë do të ketë një mungesë të madhe të krahut të punës,
Disa analistë të Bankës Qendrore lajmërojnë se këto të dhëna do fillojnë të ndjehen shumë shpejt në të gjitha fushat e veprimtarisë në vend. Sektorët kryesorë që po përballen me pasojat janë fasoneritë, bujqësia, mjekësia dhe call centera-at.