Që kur Eva e kapi dhe e kafshoi, duke e dënuar të gjithë njerëzimin me një jetë vuajtëse larg Parajsës, molla është bërë fruti i ndaluar. Në Bibël nuk ka asnjë referencë të qartë se bëhet fjalë për një mollë, por vetëm për një “frut”. Por nga vjen historia që ne të gjithë e dimë dhe që është përfaqësuar në piktura të shumta antike?
Këtë e shpjegon në një intervistë nga Assan Yadin-Israel, profesor i letërsisë dhe studimeve hebraike në Shkollën e Arteve dhe Shkencave të Universitetit Rutgers në SHBA.
Sipas tij, Libri i Zanafillës nuk e përmend kurrë identitetin e frutit të ndaluar.
“Komentatorët e parë hebrenj dhe të krishterë parashtruan hipoteza të ndryshme: më të njohur ishin fiqtë dhe rrushi, por edhe shega dhe qitroja. Duke filluar nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, studiuesit filluan të hipotezonin se fruti i ndaluar ishte një mollë. Ky besim rrjedh nga një homonimi e pranishme në gjuhën latine, ku “malum” do të thoshte “e keqe” dhe “mollë”, shpjegon Assan Yadin.
Megjithatë, kjo teori, shpjegon Yadin-Izrael, nuk mbështetet nga burimet latine: “Unë kam lexuar veprat e të gjithë komentuesve kryesorë mesjetarë latinë për librin e Zanafillës dhe praktikisht askush nuk i referohet kësaj loje fjalësh”. Për të mos përmendur se në fund të shekullit të katërmbëdhjetë asnjë komentues ende nuk e identifikonte frutin e ndaluar me mollën, ndërkohë që kishte referenca për fiqtë dhe rrushin.
Yadin-Izrael vëren se molla filloi të shfaqej në pikturat franceze që në shekullin e 12-të. Pse? Përgjigjja i referohet një pyetjeje më shumë gjuhësore sesa historike.
“Autorët latinë zakonisht i referoheshin frutit të ndaluar si “pomum”, një term që do të thotë “frut” ose frut i një peme”, shpjegon eksperti.
Në përkthimet e para të Zanafillës në frëngjishten e vjetër, një gjuhë që rrjedh nga latinishtja, fjala “pom” (në frëngjishten moderne “pomme”) është përdorur për të përkthyer latinishten “pomum”. Ndërsa është e vërtetë që fillimisht kuptimi i “pom” në frëngjishten e vjetër ishte “frut”, me kalimin e kohës ai ndryshoi në “mollë”. Kështu, në vend që të ruante sensin gjenerik të “frutit”, “pom” u bë “mollë” edhe në historinë e Adamit dhe Evës. Dhe këtu, për shkak të një evolucioni gjuhësor, molla u bë për të gjithë fruti i ndaluar i kafshuar nga Eva.