Politika A i druhet një arrestimi nga SPAK për 21 Janarin? Berisha: Rama...

A i druhet një arrestimi nga SPAK për 21 Janarin? Berisha: Rama përgjegjës, unë pa imunitet jam

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp u pyet edhe për kallëzimin e qeverisë në SPAK për protestën e 21 Janarit. Pyetjes se nëse do të paraqitet në prokurori nëse thirret, Berisha kërkoi që gazetarët të merren me çështjen e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe “jo me budallallëqet e Ulsiut”.

Berisha tha se përgjegjësi dhe organizatori kryesor për 21 Janarin është Edi Rama.

Po ashtu, i pyetur nëse i druhet ndonjë arrestimi të mundshëm nga SPAK, kryedemokrati kujtoi se nuk ka asnjë lloj imuniteti.

“A ka mundësi të qëndrojmë te çështja kryesore dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulusiut? Që ai ka vetëm një detyrë, të sillet si bodyguard i Edi Ramës. Nuk ia vlen ta komentojmë atë ne. A vlen të komentojmë atë? E theksova dhe e theksoj, njeriu direkt përgjegjës për atë çka ndodhi, organizator kryesor është një dhe vetëm një, Edi Rama. Kurrë nuk do t’i ndahet kjo akuzë. Nuk kam unë asnjë lloj…Unë jam pa imunitet siç e dini.”