Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi pyetjes së gazetarëve se Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar me shpërndarjene Parlamentit.
“Kjo i ngjan thënies së Xhike Qamilit që thoshte se sa të kem këtë apo atë fshat, nuk pyes për Francën dhe Anglinë”, tha Rama, ndërkohë që nuk iu përgjigj pyetjes nëse ishte kërcënuar apo jo me jetë nga një i ri që u shoqërua nga anti-terrori pak ditë ma parë.
“Këto nuk janë tema që më shqetësojnë që me interesojnë, ç’ka më shqetëson dhe intereson është dhënia e një shtyse të re të procesit qeverisës për mbylljen me sukses të këtij mandati që kulmon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë janë të mbyllura, por llogaritë janë të hapura dhe tani është koha e bërjes së llogarive”, tha Rama teksa u pyet për mesazhet kërcënuese duke kërcënuar njëkohësisht grupin që ai e ka emërtuar KÇK se do ti hapë luftë nga data 25 nëntor.