Aleksandri kishte gjasa të bëhej një nga gjeneralët ushtarakë më të mëdhenj që bota kishte parë.
Sipas burimeve antike, fizikisht nuk ta mbushte mendjen.
I shkurtër, truplidhur, ai ishte një pijanec i vështirë, me temperament impulsiv që në një rast e shtyu atë të vriste shokun e tij Kleitus gjatë një zënke.
Me kalimin e viteve ai u bë një person paranojak.
Brenda 10 viteve, që kur ishte 20 vjeç, ai krijoi një perandori të madhe që shtrihej nga Egjipti në Indi.
Asnjëherë nuk u mund në një betejë.
Ai themeloi 20 qytete me emrin e tij, duke përfshirë edhe Aleksandrinë në Egjipt.
Suksesi i tij ushtarak dhe pushtimet e shumta i dhanë atij titullin “I madh”.