Kompanitë e mëdha teknologjike si (Google, Amazon, Facebook, Apple, dhe Microsoft) kanë regjistruar dhe dëgjuar bisedat private të përdoruesve, deri në orët e vona të natës dhe sips tyre arsyeja ishte gjithmonë për “përmirësimin e shërbimeve”. Kohët e fundit u zbulua se Facebook, kishte dëgjuar bisedat personale të 50 qytetarëve evropiane, por numri i vërtetë i rasteve të tilla mendohet të jetë më i lartë. Gjithashtu, komisionari për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e informacionit në Hamburg, Johannes Casper, tha në një deklaratë për shtyp se, edhe përdorimi i asistentëve automatike si Siri, Alex ose Google Assistant, po përbën një rrezik të madh për privatësinë e njerëzve. Sipas tij, përdorimi i këtyre pajisjeve në BE, duhet të përputhet me kërkesat mbrojtëse të të dhënave, nga GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave), për të përmbushur ligjin.
Më 13 gusht, rrjeti informativ Bloomberg raportoi se Facebook kishte punësuar njerëz për të përgjuar bisedat audio të përdoruesve të saj në Facebook Messenger. Ndër të tjera u bë me dije se kompania eka pranuar këtë fakt një javë më vonë.
“Ashtu si Apple dhe Google, ne ndaluam përgjimin e njerëzve më shumë se një javë më parë,” deklaroi një zëdhënës i Facebook për mediat britanike në mesin e muajit gusht.
Por autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në Hamburg konfirmoi në një njoftim për shtyp këtë javë se, vlerësimi manual i bisedave private të përdoruesve, që janë përdorur nga Facebook është ende nën hetim. Autoritetet e Hamburgut dhe Irlandës ranë dakord që raste të tilla duhet të hetohen vazhdimisht nga autoritetet përkatëse kombëtare për mbrojtjen e të dhënave, pasi qytetarët kudo në botë nuk janë më të sigurt për rrjetet e tyre sociale.
“Secili shtet së bashku më autoritetet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave, ka kompetencë individuale për të shqyrtuar çështje të tilla,” tha një zëdhënës nga Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave.
Ndërsa një zëdhënëse e Komisionit Europian, deklaroi se të dhënat personale të qytetarëve duhet të jenë gjithnjë të sigurta dhe kjo është një tjetër detyrë e veçantë e Komisionit. Ajo shtoi se kjo ishte arsyeja kryesore pse ligji i BE-së për mbrojtjen e të dhënave u bë më i rreptë në 2016.
Të gjitha kompanitë teknologjike janë përballur me akuza të shumta gjatë këtij viti, për sa i përket regjistrimit të bisedave të përdoruesve dhe ekspertët e cilësojnë këtë fakti i të papranueshëm.
“Është fatale të mos ndjehesh i sigurt për asnjë program në telefon,” shprehen ata.