Mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar se përse ai nuk beson se COVID-19 nuk ka qenë i pranishëm që në janar të këtij viti, apo në dhjetor në Shqipëri, pavarësisht debateve të fundit në vend.
Ai ka sjellë disa argumente, ndërkohë që thekson se rëndësi më shumë ka mënyra se si vendi e menaxhoi situatën e vështirë.
“Pikë së pari, gjatë kësaj periudhe u shfaq grip, por nëse e krahasojmë me vitin e shkuar, numri i të infektuarve nuk u shtua më shumë. Gjithashtu po të shikojmë, nuk kemi një rritje të numrit të të vdekurve. Për më tepër që edhe në spitale nuk pati një fluks pacientësh”, tha ai në emisionin “Open” duke shtuar “por ajo që ka më shumë rëndësi, përveçse virusi ka qenë në shkurt apo mars është që, u menaxhua mirë situata, kjo duke parë edhe paktin që pati te fqinjët tanë”.