Që prej fillimit të pandemisë, ka patur një interes gjithnjë e në rritje për të kuptuar nëse grupi i gjakut ka ndofarë lidhje me infektimin me koronavirus dhe sa i rrezikshëm mund të jetë infeksioni te njerëzit në varësi të grupit të gjakut.
Ja çfarë dihet deri tani:
Çfarë është thënë më parë: Në mars, studiuesit kinezë analizuan grupet e gjakut në 2,173 individë të infektuar në Wuhan dhe Shenzhen dhe vunë re se pacientët me grup gjaku A përbënin një numër më të madh të të infektuarve. Një studim tjetër në Columbia University arriti në përfundime të ngjashme: Individët me grupin A të gjakut përbënin 34% të të infektuarve, ndërsa ata me grupin O ose AB ishin më të paktë. Asnjë nga studimet nuk u vlerësua nga kolegët.
Çfarë ka ngjallur dyshim: Një studim i New England Journal of Medicine më 17 qershor analizoi të dhënat gjenetike të 1,600 pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet e Italisë dhe Spanjës. Ata i krahasuan gjenet me variantet e njerëzve të painfektuar dhe vunë re se njerëzit me grupin e gjakut A kishin më shumë rrezik për t’u infektuar, ndërsa ata me grupin O kishin më pak.
Arsyet e panjohura: Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse grupi i gjakut ndikon te infektimi ose rrezikshmëria e Covid-19. Disa sugjerojnë që mund të kenë lidhje proteinat e grupeve A dhe B dhe reagimi i sistemit imunitar të këtyre njerëzve për të prodhuar antitrupa është më i ngadaltë.
Skepticizmi: Metodologjia e studimeve ka të meta. Për shembull, disa studime morën për bazë njerëzit që dhurojnë gjak, kur rrjedhimisht është e gabuar pasi ka më shumë të ngjarë që të ketë njerëz me grupin (O-) që dhurojnë gjak sepse është një grup dhurues universal.
Pavarësisht se studimet vazhdojnë ende, ekspertët në përgjithësi janë të mendimit se çfarë ndikon vërtet te rreziku ndaj Covid-19 është mosha dhe sëmundjet kronike. Individët me grup gjaku 0 nuk janë imunë ndaj simptomave të rënda.