Horoskopi Horoskopi, e shtunë 18 korrik 2020

Horoskopi, e shtunë 18 korrik 2020

Dashi

Hëna e favorshme. Do të përjetoni së shpejti një kënaqësi. Por do të keni disa probleme pasditen e sotme. Nuk do të jetë e lehtë të mbani qetësinë e duhur në punë.

Demi

Do të përjetoni ringjalljen e duhur sentimentale. Kërkohet diplomaci, në punë. Sot do të keni avantazhe në dashuri. Po ashtu edhe ide të mira në punë.

Binjakët

Do të kenë një periudhë të favorshme në punë. Hëna do të jetë, në ndihmën tuaj. Do të shoqërohet me emocione dhe me ethe pozitive.

Gaforrja

Hëna në dukje të shkëlqyeshme, për të nisur projektet e preferuara të muajit gusht. Situata shfaqet pozitive për realizimin e dëshirave. Partneritetet e krijuara mund të ndryshojnë.

Luani

Ditë premtuese. Dhurata më e mirë është puna, por pa u mbingarkuar. Vetëm energjia ju duhet, prandaj edhe jepini mundësi më shumë vetes.

Virgjëresha

Mjaft i/e lodhur. Moment t’i jepni më shumë kohë partnerit/es. Sot do të merrni një informacion që kërkon maturi nga ana juaj. Pasdite do të rikuperoni energjitë.

Peshorja

Ndryshime do të përjetoni brenda sferës profesionale. Hëna do të jetë e favorshme, sikurse do të nisë e tillë edhe fundjava. Do të merrni edhe më shumë propozime nga ato të dëshiruarat.

Akrepi

Mërkuri është aktiv. Do të keni një shpërblim të mundshëm në punë. Hëna në paraqitje të shkëlqyeshme. Shmangni komplikimet në punë.

Shigjetari

Marrëdhëniet tuaja do të bëhen edhe më nervoze. Kjo pasi ndjeheni disi të lodhur. Disa çështje të pazgjidhura do të kërkojnë që të sqarohen. Mundësi të reja, do të ishte edhe më mirë.

Bricjapi

Disa komplikime do të përjetoni sot. Situata e përcaktuar pasdite. Dita fillon me informacione të lodhshme. Shtyni një zgjedhje, përsa i përket pikëpamjes profesionale.

Ujori

Hëna dhe Venusi i favorshëm. Ndryshime do të ketë në punë, apo në biznesin tuaj. Energjia e mirë mund të harxhohet në dashuri. Normalisht qëndroni në shtëpi, nëse ndjeheni i/e lodhur.

Peshqit

Hëna për ballë jush ju krijon edhe lodhje. Disa kontakte mund të humbasin vëmendjen tuaj. Sot mund t’iu shfaqet ndokush fals. Megjithatë, Jupiteri dhe Saturni do të jenë në favorin tuaj.