Partitë parlamentare të opozitës kanë deklaruar sot se kanë dorëzuar mandatet dhe do të jenë në protestë si qytetarë pa imunitet.
Ajo që bie në sy është fakti se deklarata e dorëheqjes është e paplotë.
Nga PD e ka publikuar deklaratën e tij deputeti Ervin Salianji që shkruan se heq dorë nga mandati.
Por në deklaratën e publikuar ai nuk tregon datën se kur është nënshkruar kjo deklaratë.
Po ashtu dhe deputetja Nada Meçorapja e ka publikuar pa datë deklaratën.
Grida Duma gjithashtu e jep të palexueshme deklaratën.
Nga LSI vetëm Monika Kryemadhi ka publikuar deklaratën e dorëheqjes ndërsa të tjerat janë mbajtur sekret.
Por edhe deklarata e Kryemadhit ka paqartësi.
Shikoni datën se kur është lëshuar.