Sipas studiuesve, njerëzit që vjedhin, gënjejnë dhe ngacmojnë të tjerët gjatë gjithë jetës së tyre, mund të kenë trurin më të vogël se njerëzit normal.
Skanimi i trurit të disa personave 45 vjeç që kishin sjellje antisociale nga fëmijëria, tregoi se ata kishin tru më të vogël se njerëzit normalë, por ata theksojnë se mbetet ende e paqartë nëse truri i personave që morën pjesë në studim, ishte i trashëguar, apo kishte pësuar këto ndryshime për shkak të abuzimit me substancat narkotike ose shëndetit të dobët mendor.
Studiuesit skanuan trurin e 700 pjesëmarrësve që kishin një sjellje antisociale; njerëz që kishin sjellje të dhunshme, kishin kryer krime, ose kishin probleme mendore për shkak të substancave narkotike.
Autorët thanë se gjetjet e botuar në revistën “Lancet Psychiatry”, siguruan provat e para të fuqishme për të treguar që njerëzit që kishin sjellje të keqe gjatë jetës së tyre, kishin probleme të mëdha neuro-psikologjike.
Autori kryesor i studimit Christina Carlisi, nga universiteti i Londrës tha se dallimet në strukturën e trurit të tyre e bëjnë më të vështirë zhvillimin e aftësisë shoqërore që i pengojnë ata të përfshijnë një sjellje anti sociale.
Ndërsa, Graeme Fairchild, një tjetër autor i studimit, tha se hulumtimi ishte një kontribut i rëndësishëm, por shtoi se duhet të vazhdojë edhe më tej ky studim për të përcaktuar më qartë edhe detale të tjera të shëndetit mendor të këtyre personave.