“A mos vallë po krijohet një “bandë” e vajzave shqiptare në muzikën botërore?” Këtë pyetje ngre prezantuesi anglez Jonathan Ross, teksa në studion e tij përballë ka këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Dua Lipa dhe Rita Ora, dy shqiptare të tjera kanë prekur tregun botëror të muzikës.
Në emision, Bebe Rexha ka folur edhe për prejardhjen e saj. Me të dy prindërit shqiptarë, Bebe tregoi se ata flasin shqip, dhe shpesh e vizitojnë edhe Shqipërinë. Ajo tha se shpesh herë është e pranishme në dasmat shqiptare që zgjasin për 5 ditë.
Bebe Rexha kujton se si nisi të përfshihet në botën e muzikës, dhe faktin që babai i saj fillimisht ka qenë kundër.
“Babai im e kuptoi që isha e fiksuar pas muzikës, dhe të shkruarit të teksteve. Por fillimisht ai ishte kundër, sepse e shikonte biznesin e muzikës si një vend të frikshëm, seks, drogë dhe Rock&Roll. Dhe është vërtetë, kështu, seks, drogë dhe Rock&Roll. Por fatkeqësisht për mua nuk është seks”, thotë Bebe Rexha me humorin që e karakterizon personalitetin e saj.
E ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Show” këngëtarja ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip, e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull.
“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”, – tha Bebe.
Pjesë nga emisioni
Moderatori: Familja jote i ka rrënjët në Shqipëri. Po ashtu edhe Dua Lipa që ka qenë në shfaqje, dhe Rita Ora. Ka ndonjë bandë vajzash shqiptare në muzikë?
Bebe: Po ne flasim, ne e telefonojmë njëra-tjetrën
Moderatori: A flet ti shqip?
Bebe: Po unë flas shqip, flas shqip-anglisht.
Moderatori: Më jep një shembull.
Bebe: Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?. Sepse më pëlqen t’i miksoj, sepse nuk di ti them të gjitha fjalët.
Moderatori: Të dy prindërit janë nga Shqipëria? Pra flasin shqip me njëri-tjetrin?
Bebe: Po, ndonjëherë kthehemi në Shqipëri dhe dasmat zgjasin 5 ditë. Është diçka intensive, është çmenduri.