Në qershor të vitit 1991, në Filipine shpërtheu mali Pinatubo, në fakt ishte një vullkan. Presioni i krijuar gjatë shekujve nën këtë vullkan “të heshtur” shkaktoi shpërthimin e dytë më të madh të shekullit të 20-të, duke lënë pas disa re të mëdha prej sulfatesh, të cilat qëndruan 10 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.
Rreth 15-17 milionë ton të këtij materiali vullkanik u përhap në një mjegull, që mbulonte pjesën më të madhe të botës. Pas 15 muajve, shkencëtarët zbuluan se retë kishin formuar një mburojë mbrojtëse nga dielli, duke reflektuar një pjesë të konsiderueshme të rrezet e diellit përsëri mbrapsht. Si rezultat, temperatura mesatare globale e atij viti ra me 0.6 celsius dhe për disa studiues, kjo nxiti disa ide interesante. Aso kohe ata menduan nëse mund ta bënin këtë gjë realitet. Nëse mund të krijonin re artificiale për të zvogëluar ngrohjen globale?
Tashmë dihet se çfarë duhet të bërë për të zvogëluar ngrohjen globale, si reduktimi i gazrave serë, duke zëvendësuar lëndët djegëse fosile me energji të rinovueshme, ose shtimi i pyjeve, por shkencëtarët duan të arrijnë në një teknologji edhe më të avancuar.
Sipas raportit të fundit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, bota ka 12 vjet që përpiqet të uli emetimet e gazeve serrë, por duke marrë parasysh se duhen krijuar zhvillime të rëndësishme deri në vitin 2050, praktikat e sipër përmendura për uljen e ngrohjes globale nuk mjaftojnë, përkundrazi shifrat e fundit tregojnë se emisionet globale të dyoksidit të karbonit po rriten.
Disa ekspertë mjedisorë të OKB mendojnë se retë artificiale mund të jenë një zgjidhje e duhur. Aktualisht rreth 30% e rrezet e diellit që arrijnë në Tokë reflektohen në hapësirë nga sipërfaqet e bardha, të cilat janë vendet e akullnajave. Akulli reflekton dritën e diellit më mirë se çdo sipërfaqe tjetër natyrore, por me veprimtarinë e njeriut akulli do të shkrijë me shpejtësi dhe kështu ngrohja globale do të përshpejtohet. Ekspertët thonë se retë janë të rëndësishme pasi mbulojnë rreth 20% të sipërfaqes së Tokës, duke bërë që të reflektohet një pjesë e madhe e rrezatimit diellor. Propozimet për të shtuar re artificiale është një ndër projektet më serioze që po shqyrtohet nga Akademia Kombëtare të Shkencave.
Stephen Salter, ambientalist, ka qenë një nga zërat kryesorë të kësaj lëvizjeje në vitet 1970. Kur punonte si marinar, nëpërmjet studimeve të tij ai vëzhgoi ndotjen që shkaktonin në ajër anijet dhe ashtu si aeroplanët përshkojnë qiellin, imazhet satelitore kanë zbuluar se anijet lënë gjurmë të ngjashme në ajër. Hulumtimet e Salter treguan se këto ndotje i jepnin më shumë bardhësi, edhe reve ekzistuese përveç faktit që krijonin të tjera.
Grimcat e vogla të ndotjeve qëndrojnë brenda reve dhe duke qenë se janë më të vogla se grimcat e reve, ato prodhojnë pika më të vogla uji, kur kondensohen dhe sipas studimeve të Salter aq më të vogla të jenë pikat e ujit, aq më të madha e të bardha janë retë.
Salter llogariti aso kohe se një flotë prej 300 anijesh mund të reduktojë temperaturat globale me 1.5 celsius. Ai beson gjithashtu se flotat më të vogla mund të përdoren për të ndryshuar ngjarjet ekstreme të motit që mund të ndodhin nëpër rajone. Uragani “El Ninjo”, i cili u përkeqësua nga temperaturat e larta mund të ishte shmangur nga bardhësia e reve.
Por efektet potenciale të krijimit të reve artificiale për të ngadalësuar uragane ose temperatura e larta globale aso kohe nuk u kuptuan mirë. Sipas teorive të ndryshme, retë artificiale mund të shkaktonin thatësira, përmbytje dhe dëmtime të të mbjellave në mbarë botën, ndërsa disa të tjerë tregojnë se gjeo-inxhinierizimi mund të përdoret si një justifikim për të ngadalësuar zvogëlimin e emetimeve, që do të thotë se nivelet i karbonit do vazhdojë të rriten dhe oqeanet do vazhdojnë të acidifikohen.
Kelly Wanser, drejtori kryesor i projektit të biologjisë molekulare, është i bazuar në studimet e Salte, por gjatë gjithë kohës ai haset me akuzat e shkencëtarëve të tjerë, se po përdor profesionin për të vjedhur para nga shteti. Dizajni i propozuar nga ai dhe ekipi i tij është i ngjashëm me makinat që përdoren për prodhimin e borës në vendpushimet e skive, por që krijon grimca dhjetë mijë herë më të vogla se bora. Wanser shpreson të provojë projektin e tij pranë gjirit të Montereit në Kaliforni, ku ka re të shumta. Mendohet se ata do të fillojnë të përçojnë grimca pluhuri në një re të vetme për të parë ndikimin që do të ketë.
“Një nga pikat e forta është se ajo mund të shtohet gradualisht ashtu si retë natyrale. Ne mund të ndihmojmë botën, duke krijuar re të cilat nuk kanë efekte të dëmshme për klimën,”thotë Wanser.
Megjithatë, për disa shkencëtarë të tjerë rreziku ekziston. Ata shprehen se gjeo-inxhinieria, është një zgjidhje e rastësishme, pa i kuptuar efektet anësore që ajo ka. Sipas tyre sa më shumë re artificial të krijohen aq më të mëdha janë rreziqet, kështu që duhet akoma më shumë kohë që ky hulumtim të zyrtarizohet. Përkrahësit e kësaj pikëpamjeje është edhe politikani Al Gore, i cili ka përshkruar këtë projekt të çmendur dhe akuzoi shkencëtarët se thjesht dëshironin përfitime personale.
Sipas tij ka shumë mënyra për të ulur nivelin e ngrohjes globale se sa retë artificiale apo gjeo-inxhinieria si për shembull shtimi i pyjeve dhe zëvendësimi i lëndëve djegëse me energji të rinovushme.
“Sinqerisht kjo është e frikshme, unë shpresoj se ne kurrë nuk do të tërhiqemi më nga teknologji të tilla. Ashtu si Salter në të kaluarën dhe Wanser në të tashmen duhet të bazoheshin në kërkime të sakta shkencore dhe jo në ëndrrat për gjeo-inxhinierinë. /BBC/