Zgjedhja e këpucëve të dasmës mund të jetë po aq e rëndësishme për nusen sa vetë fustani. Ka gjithmonë opsione të pafundme, nga këpucët klasike saten në ngjyrë kremi apo bezhë, këpucët e hapura në pjesën e kyçit me dantellë, ose madje edhe taka të zbukuruara me perla apo diamante. Por ironia është se gjithsesi poshtë atyre fustaneve madhështorë të nuseve që arrijnë deri në dysheme, këpucët aq të bukura e të zgjedhura me kujdes shpesh përfundojnë të fshehura.
Meqë nuset moderne tani preferojnë ti ndryshojnë fustanet në dasmë, ka një fustan për ceremoninë, një për pritjen dhe ndonjëherë edhe për pas feste, këto ndryshime veshjesh mund të duan edhe ndryshime këpucësh gjithashtu. Quajeni revolucionare, ose ndoshta është thjesht një epokë me një traditë të re e cila përfshin një stil më praktik të modës, por nuset e sotme po i ndërrojnë këpucët e bukura të dasmës me diçka të papritur dhe shumë më të thjeshtë : atletet e dasmës. S’ka rëndësi nëse i fsheh poshtë fustanit, apo i tregon ato me fustanin që do veshësh në festë, atletet mund të jenë me të vërtetë të përshtatshme për një dasmë.
Merreni si këshillë nga vetë këshilluesja e bukurisë në Vogue, Jenna Rennert, e cila ndërroi një palë sandale mjaft të larta të mbushura me gura me një palë atlete nga Nike në orën 1 të natës, të cilat i kombinoi me burrin e saj. Të dy kërcyen të qetë gjatë gjithë natës, një çlirim i madh pas një dite të mbushur me festimet e dasmës, plus atletet shkonin shumë me fustanin e saj të shkurtër me pupla.
Atletet mund të jenë po aq të veçanta sa këpucët e zakonshme të dasmës, ato mund të jenë me gura, dantellë apo me xixa. Mes gjithë atyre gjërave për të cilat të duhet të shqetësohesh për ditën tënde të dasmës, një rehati e vogël ka shumë rëndësi. Me këto në këmbët e tua çdo gjë duke filluar nga përshëndetja e të ftuarve apo kërcimi do të të duket shumë e lehtë. S’ka rëndësi nëse fustani juaj ka një bisht të gjatë mbrapa, apo planifikon ti ndërrosh fustanet vazhdimisht, atletet mund të përshtaten me çdo gjë.
Më poshtë, 11 atlete dasmash për një nuse moderne: