Të shumta ishin pyetjet që kanë mbërritur në Open në Top Channel rreth koronavirusit. Eni Vasili i drejtoi disa pyetje doktor Pëllumb Pipero, i ftuar në studio.
A mund të shpërndahet nga buka dhe ushqimet e tjera?
-Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë. Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun
A shpërndahet në përmjet ajrit?
-Jo, nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit. Covid-19 është një virus me peshë molekulare shumë të madhe. Transmetohet me anë të spërklave të pështymës.
Po ata që kanë bërë bypass, a janë më të rrezikuar?
-Të gjithë jemi të rrezikuar. Shmangni kontaktet direkte me personat e infektuar.
“Nuk dua të panikos. Potencialisht gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.
Qytetarët duhet të zbatojnë këshillat, nuk duhet të shohin shifrat. Asnjë nuk duhet që të vijë në spital”, theksoi Pipero.