Bota Macron shpall masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit: Jemi...

Macron shpall masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit: Jemi në luftë

“Jemi në luftë”! Kjo ishte fraza e përsëritur disa herë nga presidenti i Francës Emmanuel Macron teksa i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat.

Ai ka prezantuar masa më të ashpra për 15 ditët e ardhshme mbi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, pas mbylljes së mëparshme të lokaleve dhe restoranteve.

Macron gjithashtu ka shtyrë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 22 mars.

“Jemi në luftë, një luftë shëndetësore sigurisht”, tha Macron. “Ne nuk po luftojmë kundër një ushtrie apo kundër ndonjë kombi tjetër. Por armiku është aty, i padukshëm, i pakapshëm dhe përparimtar dhe kjo kërkon mobilizimin tonë të përgjithshëm”.