Sipas Blendi Fevziut, duke patur parasysh rezultatet paraprake, Edi Rama po shkon drejt një mandati të tretë me shumë mundësi. Megjithatë kjo sipas gazetarit duhet parë në vazhdim. Deklaratën drejtuesi i emisionit “Opinion” e bëri gjatë një interviste në Klan News përballë Mirela Milorit. Fevziu theksoi se Exit Poll-et janë një dështim dhe nuk ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.
Rama po shkon drejt një mandati të tretë?
Blendi Fevziu: Me shumë gjasa po, por duhet parë.
Ai deklaroi se nëse nuk kam një 71-sh unë iki?
Blendi Fevziu: Po me 70 vota e poshtë unë largohem.
Mendon që ka më shumë se 72?
Blendi Fevziu: Nuk e di. Mos ma kërko mua. Jemi në një situatë ku votat janë kryesisht në kuti. Exit pollet ishin kryesisht një dështim Jemi në të njëjtën situatë, dhe nuk mund të projektoj mandatet. Kjo do jetë një gjë që do të merret vesh nesër. Tani votat po numërohen. Projeksionet vlenin gjatë fushatës.
Fevziu: Ka një goditje të jashtëzakonshme të LSI-së
Fevziu tha se PS-ja dhe PD-ja kanë një rritje të votave, ndërkohë që LSI-ja sipas tij ka një goditje të jashtëzakonshme.
“Në thelb është kush do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë opozita shqiptare e 4 viteve të ardhshme. Këtu një gjë është që nuk ndërron. Ka një goditje të jashtëzakonshme të LSI-së. PS-ja duket që ka rritje në votat e veta, PD-ja ka rritje, por edhe PS-ja ka rritje. Ndërkohë rënie ka LSI-ja”, u shpreh gazetari.