Rea Sefa është vogëlushja më e njohur e momentit dhe pas famës së saj qëndron videoja më virale e rrjeteve sociale “A të qaj 5 minuta”.
Me siguri të gjithë e keni parë videon e xhiruar nga e ëma e Reas, në të cilën ajo shfaqet duke parë një film vizatimor dhe në një moment i kërkon të ëmës leje për të qarë 5 minuta.
Por, përtej pak informacioneve që qarkullojnë në rrjetet sociale, moderatorja dhe autorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, zbuloi shumë më shumë për vogëlushen, gjatë një bisede të sinqertë me të dhe të ëmën.
Rea e përballoi kameran si një profesioniste e vërtetë, foli për filmat vizatimorë që i sheh më shpesh, numëroi, recitoi vjersha, madje edhe këndoi me shumë kënaqësi.
Një fëmijë i shkathët, që u “vërtit” gjatë gjithë kohës në studio, me plot imagjinatë dhe me premisa për të qenë një nga figurat e ardhshme të ekranit.